Vdes në Klinikën Infektive në QKUK 52-vjeçari i infektuar me koronavirus

E publikuar: 21/06/2020 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 52-vjeçar i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

I Infektuari që u bë viktima e radhës e koronavirusit vjen nga Komuna e Rahovecit.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Deri tani në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur jetën./GS/