Dermatologu i njohur, Njazi Ahmeti ka ndërruar jetë.
I ndjeri ka punuar prej shumë viteve në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku ka qenë një ndër mjekët më të shquar në Klinikën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës:
Dr. Ahmeti ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve për shumë vite.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.