Vdes kosovari i katërt i lënduar në Kazakistan

E publikuar: 14/07/2015 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë edhe punëtori i katërt i Mabetex-it Hajrush Hoti, i cili ishte lënduar të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe drejtori i kompanisë Mabetex, Islam Pacolli.

Një ditë më parë gjatë çmontimit të një skeleje në Kazakistan e humbën jetën tre punëtorë nga Kosova.

Viktimat ishin 34 vjeçari Blerim Kadriu, 32 vjeçari Bekim Durmishi dhe Luan Bakia 39 vjeç.

Ndërkohë, i lënduar është edhe Avni Maksuti.