Vdes inspektori i Komunës së Rahovecit nga koronavirusi

E publikuar: 05/07/2020 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.

I ndjeri ishte punëtor në Komunën e Rahovecit, i cili ishte inspektor sanitar.

Ai ishte i shtrirë në Klinikën Infektive për 3 javë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Samir Mustafa, i cili tha se i ndjeri ishte 64 vjeçar dhe ishte punëtor i komunës.

“Ka vdekur në Klinikën Infektive, Sipas informatave ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Përndryshe, i ndjeri ka qenë edhe punonjës në administratën komunë, përkatësisht, inspektor sanitar dhe ishte i moshës 64-vjeçare”, ka thënë Mustafa për Sinjalin./gs/