Vdes i aksidentuari në Lloshkobare të Ferizajt

E publikuar: 08/01/2016 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku, të ndodhur më 6 janar në afërsi të fshatit Lloshkobare të Ferizajt.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime , në afërsi të fshatit Lloshkobare , ku sipas raporteve policore, ngasësi F.H. 52 vjeçar duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës , ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur portën e një oborri skaj rruge.
I lënduari fillimisht është dërguar në spitalin e Ferizajt ku i është dhënë ndihma mjekësore e pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë. ku edhe sot ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit,trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.