Vdes gruaja më e vjetër në botë

E publikuar: 22/04/2018 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gruaja më e moshuar në botë, dhe e mbijetuara e vetme e lindur në shekullin ë nëntëmbëdhjetë ka vdekur të shtunën në Japoni në moshën 117 vjeç.

Nabi Tajima ka vdekur në spitalin e Kikai, prefekturën e Kagoshimes, në Japani.

Mediat japoneze raportojnë se Tajima vitet e fundit te jetës i ka kaluar nën përkujdesje të infermierëve. Mirëpo ajo ishte hospitalizuar vetëm, në muajin e kaluar, siç kanë treguar familjarët.

“Ajo ka vdekur thuajse sikur të flinte. Meqë ka qenë një punëtore e madhe dua t’i them pusho e qetë”, ka thënë stërnipi i saj 65 vjet Hiroyuki për mediat japoneze, përcjell Telegrafi.

Numri i 100 vjeçarëve në Japoni është rritur me 6,7 për qind në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 65.692 në vitin 2016 dhe duke thyer rekordet për vitin e 46-të radhazi, njoftoi sot Qeveria e këtij vendi.

“Nga numri total i 100-vjeçarëve, gratë numërojnë 87,6 për qind”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Japoni jetonin vetëm 153 persona me nga 100-vjeç në vitin 1963 kur Ministria filloi të grumbullonte këto të dhëna. Kjo shifër u rrit në 10 mijë në vitin 1998 dhe u trefishua në 32, 295 në vitin 2007.

Personat që janë të moshës 65-vjeçare dhe më shumë pritet të arrijnë 40 për qind të popullsisë në vitin 2060, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve mbi Sigurinë Sociale dhe Popullsinë. /Telegrafi/