Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 59 numri i të vdekurve

E publikuar: 29/06/2020 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

“Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. 

Deri tani 59 qytetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve,” njoftoi MSH.