Vdes edhe një 70-vjeçar nga koronavirusi në Gjilan

E publikuar: 26/07/2020 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Komunën e Gjilanit.

Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Humb betejen me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!