Vdes bashkëthemeluesi i AC/DC Malcolm Young

E publikuar: 18/11/2017 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Malcolm Young, bashkëthemeluesi i grupit të rock-ut AC/DC, vdiq në moshën 64 vjeçare, sipas një deklarate në faqen e internetit.

I sëmurë me demencia, Young e krijoi bandën australiane “heavy metal” me të vëllasin Angus Young në vitin 1972.

Ai ishte kitaristi i grupit deri në prill 2014 kur ai iku nga grupi. Më pas u bë publik lajmi që ai vuante nga demencia, sipas revistës “Rolling Stone”.

AC/DC ishte e njohur për këngë si “Back in Black” dhe “Highway to Hell”.

“Sot AC/DC njofton me trishtim të thellë për vdekjen e Malcolm Young-ut”, thuhej në deklaratën në faqen e internetit të grupit.

“Me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ai ishte forca që i jepte shtysë grupit. Si kitarist, autor tekstesh dhe vizioner, ai ishte një perfeksionist dhe njeri i papërsëritshëm”, shkruante Angus Young në një deklaratë.