Vdes Avicii, miku i tij shqiptar mesazh prekës!

E publikuar: 21/04/2018 04:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç bashkëpunimit me këngëtaren shqiptare Rita Ora, një tjetër personazh shqiptar njihej me të. Është pikërisht modeli i njohur shqiptar Alesio Aliaj, i cili ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqen sëbashku.

“U prefsh në paqe vëlla, do mbahesh mend gjithmonë”,-shkruhet në foton e publikuar nga Aliaj në rrjete sociale. 

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Tim Bergling, Dj të njohur 28 vjeçar me origjinë nga Suedia, megjithatë mediat e huaja raportojnë se prej dy vitesh ai vuante nga një dëmtim në pankreas si pasojë e alkoolit që kishte konsumuar./Gazeta Express/