Vdes Aleksandar Stipcevic

E publikuar: 01/09/2015 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akademiku dhe ilirologu i njoftun Aleksandar Stipcevic ka vdeke dje ne Zagreb, ne moshen 85 vjeçare.
Stipcevic ka qene me prejardhje shqiptar, arbëresh prej Kroacie.

Ka lind n’Arbnesh të Zarës, me 10 Tetor 1930, në familje arbëreshe.

Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë me 1954 në Zagreb. Ka doktorue me 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuem që nga viti 1971 deri në pensionim me 1997.

Stipcevic asht çmue me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipnisë.