Vdes albanologu Skënder Gashi

E publikuar: 27/06/2019 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë sot, Dr. Skënder Gashi, babai i zëvendëskryeminstrit Dardan Gashi.

Dr. Skender Gashi ka ndërruar jetë në qytetin e Vjenës ku edhe kishte jetuar së fundmi.

Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.

I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës.

Ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesor të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.