Zeka: Vdekja e Fadil Vatës, ishte vdekje titanësh

E publikuar: 25/04/2017 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E kam njohur, kam punuar dhe na ka bashkuar ideali i përbashkët për lirinë e atdheut. Ikën 27 vite kur portreti i Fadilit sa vjen e bëhet edhe më i madh, më madhështor e kujtimi për shokun sa vjen në memorie dhe merr pamjen e heroit të pathyeshëm.

E njoha në rrugëtimin për liri, i qetë, i dashur me libër në dorë ku të rrallë e ndoshta i papërsëritshëm një profil I tillë I intelektualit të kohërave të rënda nën regjimin vrastar serb.

Iku atëherë kur Kosova vlonte por edhe vdekja e tij ishte vdekje titanësh ku populli u frymëzua për të vazhduar rrugën që e kishte nisur Fadili.

27 vjet kujtime e sot heroi i kombit u shndërrua në shtatore, buste, lapidar ashtu si ishte me qëndrimin e drejt dhe vertikal. Sa ikin vitet heroi Fadil Vata duket më i madh, udhërrëfyes e çka jo!

/Izmi Zeka/