Vdekja e Maradonas, këto janë vendimet që sapo u morën për futbollin evropian

E publikuar: 25/11/2020 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdekja e Diego Armando Maradonas pa dyshim se ka prekur shumë edhe rrjedhën e ngjarjeve sportive, e sidomos atyre të futbollit.

Legjenda ka vdekur në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në zonën Tigre të Buenos Aires.

Menjëherë pas ikjes së tij nga kjo botë, futbolli evropian ka pësuar disa ndryshime ë cilat kan ardhur nga UEFA dhe jo vetëm.

Këto janë disa nga vendimet e marrira së fundit pas vdekjes së Maradonas:

Do të ketë një minutë heshtje në Serie A, Champions League dhe Europa League për nder të Diego Armando Maradonas, me Napolin që do të luajë të Enjten.

UEFA njoftoi se do të ketë një minutë heshtje përpara të gjitha ndeshjeve të Champions League dhe Europa League këtë javë.

Napoli do të veshë shirita të zinj ndërsa zbarkojnë në fushë kundër Rijekas në “San Paolo” nesër në mbrëmje.

Lega Serie A gjithashtu konfirmoi se do të ketë një minutë heshtje para çdo ndeshje të Serie A këtë fundjavë.

Qeveria në Argjentinë ka njoftuar tre ditë zie kombëtare.