Vazhdon shtrirja e Nismës Socialdemokrate në Gjilan

E publikuar: 02/05/2018 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e NISMA’së Socialdemokrate në Gjilan, ka themeluar nëndegën në lagjen ‘7 korriku’. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Faik Neziri.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjilan.

Hasani me këtë rast ka thënë se NISMA po rritet çdo ditë e më tepër.

Postimi i plotë i plotë i ministrit Hasani:

Organizimi sa më i mirë i strukturave të NISMA Socialdemokrate në Gjilan po bëhet në vazhdimësi. Muajin e fundit kemi themeluar dhjetëra nëndegë të NISMA’së nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit.

Në këtë kuadër sonte kemi themeluar nëndegën tonë në lagjen “7 Korriku”. Me këtë rast kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Faik Neziri, kurse nënkryetar është zgjedhur Valon Sejdiu. Po ashtu, janë zgjedhur edhe 9 anëtarë të kryesisë.
NISMA në Gjilan po rritet çdo ditë e më tepër. Vazhdojmë!

 

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, including Bajram Hasani, people sitting