Vazhdon shtrenjtimi i naftës e benzinës

E publikuar: 02/05/2015 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimi i derivateve është ngritur sërish në Kosovë. Nëpër të gjitha pompat sot është shtrenjtuar nafta e benzina. Konsumatorët kanë mundur të blejnë derivate nëpër pikat e shitjes me çmimet që kanë qenë javë ma parë.

Një monitorim i Gazetës Express nëpër këto pika në Kosovë ka vërejtur se çmimi i një litri naftë ka shkuar në 1 euro 7 cent. Derisa beniza është shitur me 1 euro e 8 centë.

Kurse, një litër gas (plinë) ka shkuar në 66 centë.

Express ka provuar të marrë një përgjigje për rritjen e çmimit të naftës nga kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani por kjo ka qenë e pamundur.

Çmimet e derivateve në Kosovës patën shënuar rënie gjatë muajt të kaluar si rezultat ndryshimit të çmimeve në berzen botërore. Në atë kohë në Kosovë nafta dhe benzina është shitur me nga 85 centë.