Vazhdon sherri…‘Kam hall se Ale do të lërë po erdhi tek unë!’ Djana i kthen përgjigje Eglës

E publikuar: 26/04/2018 06:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë qëndruan pro kësaj lidhje ndryshe nga të tjerat dhe shume nuk e pëlqyen këtë gjë. Një ndër to ishte moderatorja Dajana Shabani e cila u shpreh ditë më parë se i dukej normale që ata të rrinin bashkë, por të paktën të mos bënin fëmijë, sepse ishte budallallëk si dhe ka ironizuar rreth Principatës së Libofshës.

Por kur këto fjalë shkuan te Egla, ajo reagoi duke shpërthyer në ofendime ndaj moderatores.
“Je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente.”, u shpreh Harxhi.
Por edhe moderatorja nuk e le me aq, ditën e sotme në emisionin e saj ajo ka dy fjalë për Eglën.
“Egla, tani e pashë që ke replikuar o zemër. Ne në fakt kemi bërë shaka, por unë Egla kam vetëm një pyetje dhe jam shumë e drejtpërdrejtë: T’i thuash Tiranës ‘provincë’, nuk e di çfarë mund t’i thuash Libofshës dhe pas kësaj nuk kam asnjë replikë tjetër. Kënaqësi zemër!”
Ndërkohë e ndërpret kolegu i saj Besi ku i tha se Egla jeton jashtë, por Dajana ka vazhduar.
“Nejse, nuk ka problem. Se është edhe kjo pjesa tjetër që, kur unë lexoja, ajo ishte duke marrë pjesë nëpër Miss-e dhe ‘paqe në botë’. Nejse, faleminderit që na ke dhënë rëndësi! Gjithsesi, unë të kam qejf, ti mund të vish bashkë me Alen po kam hall se më pas Ale do të të lërë ty pastaj”., përfundoi ajo.