Vazhdon seanca për rastin ‘Lagjja e trimave’

E publikuar: 23/02/2017 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Me deklaratat e të akuzuarit sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave.Para gjykatës sot duhet të dëshmojë i arkzuari Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandat Malisheva
Në seancën e fundit  dëshmoi i akuzuari Sami Ukshin, alias Komandat Sokoli.Ai tha se policët e forcave speciale që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” kanë qenë të vrarë nga kolegët e tyre,raporton Express.

Sipas tij, grupi ishte i gatshëm për dorëzim, por pastaj udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme refuzuan një gjë të tillë.Në këtë shkëmbim zjarri në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë humbën jetën tetë pjestarë të forcave speciale maqedonase dhe dhjetë pjestarë të grupit të armatosur.