Vazhdon ‘gjahu’ – Arrestohet edhe një zyrtare policore në veri

E publikuar: 29/05/2019 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas operacionit të djeshëm të Policisë, edhe një zyrtare policore është arrestuar në Zubin Potok.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Inspektorati Policor i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i sotshëm i të dyshuarës ( zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.

Operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm  i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.