Vazhdon degradimi i pyjeve, pritet ligji për mbrojtjen e tyre

E publikuar: 29/10/2018 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamje të rënda të maleve ka gjithandej Kosovës. Ani pse shumë nga to mbrohen me ligj, prerja e pyjeve vazhdon.
Kjo ndodhë sidomos në prag të vjeshtës kur qytetarët bëhen gati për stinën e dimrit.

Në të shumtën e rasteve, kosovarët ngrohen me dru dhe kjo sjell edhe dëmtimin e pyjeve.

E në anën tjetër, ndalimi i degradimit të pyjeve është një sfidë e madhe për ata që duhet t’i mbrojnë.

Në Kosovë ekziston edhe një Agjenci e Pyjeve e cila po ashtu merret me mbrojtjen e tyre, por e tëra çka mund të bëjnë është te konstatojnë se prerja po vazhdon.

Gjithçka pritet të ndryshojë kur në Kuvend miratohet ligji për mbrojtjen e pyjeve i cili parasheh gjobat për gjithë ata që prenë malet.

Projektligji ende është në fazën fillestare të hartimit të tij.