Vazhdojnë lajmet e çuditshme nga Greqia, tani presidenti i Olympiacosit në qendër të vëmendjes – Dërgon në pushime ekipin e parë, do të luajë me junior

E publikuar: 03/04/2018 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Evangelos Marinakis, presidenti kontrovers i klubit grek, Olympiacos, ka marr një vendim të paparë deri më tani në bon e futbollit.

Ai i ka larguar të gjithë lojtarët e ekipit të parë, ndërsa do ta vazhdojë kampionatin me lojtarët e rinj deri në fund të sezonit.

Marinakis i ka dënuar hiq më pak se me 400 mijë euro gjobë.

Presidenti i Olympiacos

“Ju mendoni vetëm për shtëpitë e bukura ku jeton dhe veturat e juaja, juve nuk ua  ndjen për klubin”

“Ekipi i të rinjve e dashuron Olympiacosin, por edhe fansat e duan më shumë se ju”.

“Kam harxhuar miliona euro, për të pasur gjithçka, i kam largua tre trajnerë për ju dhe e shoh që faji është i juaji”.

Skuadra që nuk po ka sukses

Klubi është i treti në kampionat me gjashtë pikë pas liderit AEK, pasi që i kanë fituar nëntë tituj kampion radhazi.

Njëri nga trajnerët e larguar nga Olympiacosi ishte Besnik Hasi i cili i dërgoi në Ligën e Kampionëve.

Hasi gjatë prezantimit te klubi grek

Nga lajmi se Olympiacosit do të luajë me lojtarë të rinj mund të përfitojnë disa lojtarë shqiptarë që janë pjesë e kategorive të reja.   /Telegrafi/