Vazhdoi të fliste në telefon sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur prej kulmi ra sasi e madhe bore (Video)

E publikuar: 01/03/2019 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga një objekt dy katërsh në Tatarstan të Rusisë, ra sasi shumë e madhe bore, por një burrë që ndodhej poshtë, shpëtoi lëndimin sepse ishte nën një strehë të ngushtë.

Madje, ai vazhdoi të fliste në telefon, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, derisa hapësira u mbush nga masivi që rrëshqiti papritmas, transmeton Telegrafi.

“Kur telefonata është më e rëndësishme, se sa një fatkeqësi e mundshme, ai nuk e lëvizi asnjë muskul” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Autoritet e sigurisë kanë nisur hetimet, për të identifikuar pronarin e objektit, që e ta të detyrueshme ta pastrojë kulmin nga shtresimet e borës. /Telegrafi/