Vazhdimisht keni dëshirë të hani në mbrëmje? Është e mundshme që hormonet tuaja janë fajtore

E publikuar: 21/05/2018 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Niveli i hormoneve të urisë në mbrëmje ngrihet, ndërkaq niveli i hormoneve që kanë të bëjnë me ndjenjën e ngopjes zvogëlohet, ka treguar një studim.

Ky studim në Baltimore është bërë për t’u konstatuar se si ndikojnë orët e mbrëmjes në tendencën e personit që të stërngopet.

Shkencëtarët kanë marrë parasysh nivelin e hormonit të stresit të vullnetarëve, duke hulumtuar se a mund të ndikojë gjendja mendore e personit në hormonet e urisë, transmeton Telegrafi.

Është bërë një seri eksperimentesh të peshës së tepërt trupore, të moshës midis 18 dhe 50 vjeç.

Askush nga pjesëmarrësit nuk ka ngrënë tetë orë, pastaj kanë marrë racionin prej 608 kalorish në orën nëntë të mëngjesit ose në orën 16:00.

Pas kësaj është zbatuar testi i stresit, ndërkaq me analizën e gjakut është konstatuar niveli i hormonit të stresit dhe të urisë.

Në fazën tjetër të eksperimentit, pjesëmarrësve u është dhënë më shumë ushqim, ndërkaq shkencëtarët kanë konstatuar që njerëzit kanë prirje të hanë në orët e vona të pasdites dhe të mbrëmjes për shkak të nivelit të ngritur të hormonit të urisë në atë pjesë të ditës.

“Hulumtimet tona tregojnë rrezik më të lartë të stërngrënies në mbrëmje, posaçërisht nëse jeni nën stres dhe nëse jeni të prirë me të ashtuquajtur stërngrënie emocionale”, thotë profesoresha e psikiatrisë dhe e shkencave biheviorale, dr. SaraKarnel.

Lajm i mirë është që tani kur e dini këtë, mund të ndërmerrni disa hapa në mënyrë qëtë ulni rrezikun nga stërngrënia në orët e mbrëmjes – në atë mënyrë që të hani më herët apo të gjeni mënyrën që të përballeni më mirë me stresin. /Telegrafi/