Vazektomia jua rikthen jetën seksuale në vitet e adoleshencës!

E publikuar: 22/11/2017 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazektomia – procedurë kirurgjike për sterilizimin e përhershëm mashkullor – mund t’jua heqë mundësitë për të krijuar fëmijë, por ju rikthen diçka: më shumë seks.

Një studim me 294 çifte nga hulumtues gjermanë ka zbuluar se meshkujt të cilët kanë kryer vazektomi kishin raportuar se kanë filluar të bëjnë më shumë seks, kanë dëshirë më të madhe seksuale, ereksione më të forta dhe orgazma më intensive, transmeton Telegrafi.

Edhe partneret e tyre kishin raportuar për rritje të kënaqësisë seksuale.

Sipas hulumtuesve, këto ndjenja të rritura të kënaqësisë dhe epshi mund t’i atribuohen mungesës së shqetësimit për shtatzëni të padëshiruar.

Një përqindje e madhe e meshkujve të anketuar kishin thënë se jetët e tyre seksuale janë përmirësuar dukshëm pas vazektomisë, 12.4 për qind kishin raportuar se kishin filluar të bëjnë seks më shpejt, etj. /Telegrafi/