Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

E publikuar: 22/06/2018 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vatikani largon nga shërbesat publike ish-kryepeshkopin e Uashingtonit i akuzuar për abuzimin seksual të një adoleshenti rreth 50 vjet më parë kur ishte prift në Nju Jork.

Papa Françesku urdhëroi largimin e 87-vjeçarit kardinalit Theodore McCarrick të mërkurën, pasi sipas tij, pohimet janë të besueshme dhe të argumentuara.

Në një deklaratë të lëshuar nëpërmjet kishës Theodore McCarrick tha se ai e pranon vendimin, por është i pafajshëm dhe nuk i kujtohet të ketë abuzuar me askënd.