Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

18.12.2020 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

“Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Përmes një video-konference, ai bisedoi të premten me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit rreth asaj se si të ndihmohet furnizimi i tyre me vaksinat kundër koronavirusit.

Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: i pari është progami i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë se vaksina është në dispozicion edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; kanali i dytë është përmes shteteve individuale anëtare, që do të kanë tepricë vaksinash.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën, ndërsa, sipas paralajmërimeve, vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor.

Të gjitha shtetet anëtare do të kenë qasje në vaksina në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat çmime.

Vaksinimi ka nisur tashmë në disa shtete: Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada e Arabi Saudite.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

Gashi tregon se a do të marrë pjesë Driton Selmanaj në seanca pas paralajmërimit të Vetëvendosjes

Tahiri: Vendi është degraduar nga dy qeveritë e dala pas 6 tetorit, opsioni i vetëm zgjedhjet

Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic

“Ish-drejtori i AKI-së ka tentuar të hapë kasafortën në Presidencë pa dijeninë e Vjosa Osmanit”

Bekim Jashari flet për herë të parë, tregon pse u prishën me Hashim Thaçin

Bekim Jashari shpërthen në akuza të rënda për Sami Lushtakun

Pandemia përshpejton procesin e digjitalizimit të kompanive

Nga Trusti tregojnë se kur do t’u dalin paratë atyre që kanë aplikuar

Punëtorët teknikë paralajmërojnë masa radikale pasi Qeveria s’ua jep pagat shtesë

Sërish rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani

​500 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” nuk iu ka paguar 20 përqindëshi nga privatizimi

Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti u koordinuan për largimin e shefit të AKI-së

Hoxhaj: Vetëvendosja duhet t’i bëjë ftesë serioze PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Tetë të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19

Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së