Varësia nga seksi: Mitet vs Realiteti

E publikuar: 19/10/2017 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këtë epokë ku yjet e njohura dhe politikanët dalin haptas me pohimet se janë të varur nga seksi dhe se i tradhtojnë partnerët, nuk është çudi nëse brengoseni se a ekziston vërtet varësia nga seksi.

Përgjigja e ekspertëve është PO dhe JO. Duke u bazuar në hulumtimet e ekspertëve, varësia nga seksi nuk ekziston. Por, nëse e lëmë këtë mënjanë dhe i shikojmë sjelljet dhe mendimet që sillen në mendjen e atij personi, atëherë është storje ndryshe, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk njihet formalisht nga mjekësia, varësia nga seksi mund të ekzistojë sepse individët e ndjejnë një ‘lloj’ detyrimi për të bërë seks.

Nëse jeni person që keni dëshira të mëdha seksuale, aktivitete dhe fantazi seksuale, dhe e tërë sjellja juaj është e përqendruar që të arrini të bëni seks me çfarëdo çmimi, atëherë mund të keni problem.

Nëse kjo sjellje apo këto dëshira vazhdojnë pavarësisht pasojave që mund t’i keni – si p.sh., ju kanë zënë duke shikuar filma pornografikë në vend të punës, ju janë harxhuar paratë për shkak të shërbimeve të shumta seksuale, tërë kohën diagnostikoheni me sëmundje të transmetueshme seksualisht, etj., – atëherë ju mund të keni një problem serioz.

Abuzimi me substanca, varësia nga ushqimi, dëshirat seksual – cilado prej këtyre – nxiten nga mekanizma të njëjtë.

Kur një person është në depresion, i shqetësuar apo ka shumë stres, ai/ajo mund të kërkojë ngushëllim te alkooli, drogat, ushqimi apo seksi.

Por, qoftë kjo varësi e vërtetë apo jo, me pak përkushtim dhe ndihmë nga ekspertët, çdo njeri mund të përmirësohet dhe të mësohet të merr vendime më të mira. /Telegrafi/