Vardy nënshkruan për katër vjet me Leicesterin

E publikuar: 10/08/2018 04:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jamie Vardy ka vendosur që të ardhmen e tij t’ia përkushtojë Leicester Cityt.

Sulmuesi është shndërruar në një prej golashënuesve më të rrezikshëm duke shënuar 20 gola në sezonin e kaluar.

Jamie Vardy shënoi 88 gola në të gjitha garat për Leicesterin dhe madje fitoi titullin e kampionit në sezonin 2015/2016.

“Të gjithë e dinë se si unë ndihem kur luaj për këtë klub futbolli dhe është vërtet ndjenjë e shkëlqyer që të di se mund të vazhdoj përpara në këtë projekt edhe katër vjet tjera si lojtar i Leicesterit”.

“Ky rrugëtim që unë dhe klubi kemi bërë përgjatë viteve të fundit ka qenë fantastik. Tash po fillojmë sezonin e ri dhe është koha e shkëlqyer për Leicester Cityn jam i ngazëllyer që jam pjesë e klubit”, u shpreh Vardy.

Vardy ka rekordin e shënimit të 11 herë rresht në 11 ndeshje në Ligën Premier.

Sulmuesi po ashtu është pjesë e kombëtares angleze ku ka shtatë gola në 26 paraqitje për Tre Luanët. /Telegrafi/