VAR-i edhe në Ligue 1

E publikuar: 15/12/2017 06:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtarët në kategorinë elitare në Francë do të kenë mbështetjen e teknologjisë së videos, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Bordi drejtues i “Ligue de Football Professionnel” aprovoi propozimin që do të thotë se në sezonin 2018-19 të Ligue 1 do të përdoret VAR.

Pra, gjyqtarët do të kenë mundësinë të konsultohen me pamjet filmike për të marrë vendimet për episodet kyç në ndeshjet e kampionatit francez. VAR do të përdoret për golat, penalltitë dhe kartonët e kuq, të cilët nuk mund të shihen nga gjyqtari, bëri të ditur gazeta “L’Equipe”.

Bordi ndërkombëtar i federatave, organi të mund të ndryshojë rregullat e futbollit, i ka dhënë leje kampionateve të caktuara që të vendosin vetë për përdorimin e VAR, përpara se të vendoset si rregull për të gjithë.

Në mbledhjen që do të bëhet në fillim të vitit 2018 do të vendoset nëse të gjithë kampionatet do të jetë të detyruara të përdorin VAR, apo do të mbetet një zgjedhje me dëshirë.

Për shembull, sivjet VAR është përdorur në Serie A dhe Bundesliga, por jo në Premier League dhe La Liga.

Vitin e ardhshëm edhe Ligue 1 do të ketë teknologjinë në fushë. /telesport/