Van Persie paralajmëron pensionimin: Në fund të vitit mund të ndodh

E publikuar: 25/10/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Robin van Persie ka thënë se në fund të vitet mund t’i jap lamtumirë futbollit.

Sulmuesi 35 vjeçari aktualisht është pjesë e klubit ku e ka nisur karrierën, Feyenoord.

Van Persie duket në formë këtë edicion, pasi ka shënuar gjashtë gola për Feyenoordin këtë sezon dhe mbajnë vendin e tretë në kampionat pas PSV Eindhovenit dhe Ajaxit.

Robin van Persie . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Kur do të ndaloj? Ka mundësi në fund të këtij sezoni”, ka thënë Van Persie.

“Do të jem 36 vjeç dhe kam luajtur si profesionist për 18 vite. Që në moshën 5 vjeçare jam marr me futboll”.

Robin van Persie te Manchester United . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Van Persie ka luajtur tetë sezone me Arsenalin, duke shënuar 132 gola.

Gjithashtu ai ka luajtur edhe te Manchester United ku u shpall kampion në Ligën Premier nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Van Persie te Fenerbahce . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Van Persie ka bërë karrierë edhe në Turqi te Fenerbahce. /Telegrafi/