Van Dijk: Mbrojtja e Liverpoolit mund ta ndalë sulmin e Unitedit

E publikuar: 16/12/2018 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Virgil Van Dijk këmbëngul se mbrojtja e Liverpoolit është në gjendje që të menaxhojë sulmin e Manchester United.

Klopp ka brenga defensive pasi qendërmbrojtësit Joe Gomez dhe Joel Matip nuk janë të gatshëm, por Van Dijk ndjen se Liverpooli është gati që të vazhdojë luftën për titull.

“Joe dhe Joel janë të lënduar, porne kemi luajtur me Lovrenin mirë këtë sezon dhe duam të vazhdojmë kështu”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Manchester United është ekip i mirë dhe kanë lojtarë të mirë në sulm”.

“Por, ne jemi ekip shumë i mirë dhe jemi të gatshëm”.

“Unë do të fokusohem në atë se do të jetë test i vështirë dhe ne jemi gati për të që të triumfojmë”, deklaroi Van Dijk. /Telegrafi/