Valverde publikon listën anti-Inter, rikthehet Messi

E publikuar: 04/11/2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Barcelona do të udhëtojë në mesjavë drejt Interit për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e grupit B është paraparë të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Giuseppe Meazza.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nou, ishin vendasit të cilët triumfuan me rezultat 2-0.

Por, në ndeshjen kthyese Nerazzurrët presin rezultat pozitiv për të qenë më afër kualifikimit në fazën tjetër.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për ta bërë këtë pasi Barcelona tani ka në ekip edhe Lionel Messin.

Ylli argjentinas u lëndua para disa javësh në bërryl gjatë ndeshjes në La Liga ndaj Sevillas dhe i mungoi katalunasve në disa ndeshje, ndër to edhe ajo ndaj Interit.

Është trajneri Valverde, i cili ka publikuar listën me 22 futbollistë të ftuar ndaj Interit dhe aty gjendet edhe argjentinasi Messi, por nuk dihet nëse mund të luajë. /Telegrafi/