Valverde nuk u përmbajt me fjalët e tij drejtuar Piques pse nuk kthehej prapa në ndeshjen ndaj Betisit

E publikuar: 14/11/2018 03:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja prej 4-3 e Barcelonës nga Real Betisi do të mbahet mend nga tifozët e futbollit, ndërsa trajneri Ernesto Valverde ka qenë i frustruar me përpjekjet e Gerard Pique për të shënuar një gol barazimi kah fundi i ndeshjes.

Në momentin kur klubi nga Sevilla ishte në epërsi prej 4-2 dhe Ivan Rakitic ishte përjashtuar me karton të kuq që erdhi për shkak se Pique ishte më përpara se që duhej të ishte, trajneri blaugran nuk dëshironte që skuadra të pranonte edhe një tjetër gol.

Ernesto Valverde, (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Derisa qendërmbrojtësi spanjoll kishte mbetur në pozicion sulmues, Valverde përpiqej që t’ia dërgonte mesazhin që ai të kthehej në mbrojtje.

Ai është dëgjuar duke e sharë futbollistin për faktin se nuk kthehej në pozitën e tij.

Reagimi i Valverdes kundrejt Piques (Foto: Marca)

“Gerard, ku je?”, është dëgjuar duke thënë trajneri, i cili më pas e ka sharë Piquen pse nuk kthehej në pozitën e tij.

“Të mos pranojmë një gol tjetër Gerard!”, ka bërtitur Valverde.

Humbja nga Betisi ka bërë që Barcelonës t’i afrohen rivalët për kreun e tabelës. Sevilla dhe Atletico Madridi janë vetëm një pikë prapa, derisa Real Madridi është katër pikë më poshtë. /Telegrafi/