Valverde: Dembele talent i rrallë, po mundohemi ta ndihmojmë

E publikuar: 24/11/2018 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka folur francezi problematik, Ousmane Dembele, duke thënë se klubi po mundohet ta ndihmojë lojtarin.

21-vjeçarit, që u transferua te Barcelona nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro në verën e vitit 2017, është vënë në dyshim.

Ai nuk po tregohet profesional pasi duke kaluar shumë kohë në video lojëra duke u vonuar pastaj edhe në stërvitje.

Përkundër problemeve, Dembele ka besimin dhe përkrahjen e trajnerit.

“Është anëtar i ekipit tim dhe ne po tentojmë që të nxjerrim më të mirën nga ai”.

“Duam që ai ta vendos talentin në fushë. Sezonin e kaluar mungoi shkaku i lëndimeve, por ky lloj i lojtarit, me talentin që ka, është vështirë të gjendet”.

“Ka presion te secili lojtar dhe ai e ka të vështirë të gjejë një vend në ekip”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/