Valon Behrami thotë se Zvicra e ka përjashtuar: Petkovic më tha se nuk jam më pjesë e kombëtares, ky vendimi është mbi sportin

E publikuar: 07/08/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Behrami ka folur për mediat e Zvicrës në lidhje me pensionimin e tij nga kombëtarja që po del të jetë i detyrueshëm.

Në një intervistë, 33-vjeçari dhënë televizionit RSI ka treguar çfarë ndodhi saktësisht.

Ai ka treguar se si trajneri Vladimir Petkovic, e ka telefonuar dhe brenda 30 sekondave ia ka kumtuar lajmin se nuk llogaritë më në të.

“Vladimir Petkovic më thirri sot në mesditë”, fillon rrëfimin për RSI mesfushori shqiptar.

“Isha i befasuar. Mendova se ishte një thirrje mirësjellje, por jo, ishte të më thoshte se nuk do të luaja më shumë për ekipin zviceran”.

Behrami (Getty)

“Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkovic të më shikonte në sy”, vazhdon Behrami.

Behrami thotë se për të largimi nuk është një problem i madh, vetëm mënyra e komunikimit e shqetëson atë.

“Tani kam më shumë kohë për vajzën time dhe për gruan time”.

Vladimir Petkovic, trajneri i Zvicrës (Getty Images)

Sigurisht, se atij i mbetet hatri paksa, pasi ka investuar shumë për kombëtaren dhe këtë e thotë edhe vet.

“Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku. Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim”.

“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë “.

Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami (Getty Images)

Në anën tjetër edhe trajneri Vladimir Petkovic e ka pranuar që Behrami është përjashtuar.

“Është një vendim mbi sportin”, ka thënë 54-vjeçari.

Valon Behmrami nuk do të jetë i vetmi pasi mësohet se të njëjtën rrugë e kanë marrë edhe Johan Djourou , Gelson Fernandes dhe Blerim Xhemaili.

Federata e Futbollit Zviceran (SFV) nuk e ka konfirmuar largimin e lojtarëve. /Telegrafi/