Valmir Elezi nga KQZ: Kurdo që kërkohet jemi të gatshëm që të organizojmë zgjedhje

E publikuar: 06/05/2020 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm që të organizojë zgjedhje

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm kushtetues që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet. Sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Por se a është kjo e mundur të bëhet në kohë pandemie, ai është shprehur: “Ndërkaq, lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”.

Pas kalimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje kërkon shkuarjen në zgjedhje të menjëhershme, ndërkaq partitë tjera parlamentare kanë kundërshtuar këtë.

LDK e ka të mandatar Avdullah Hotin për kryeministër, por që kjo çështje është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj. /KK/