Vallëzimi komik i ukrainases, derisa qëndronte me kokë poshtë (Video)

E publikuar: 21/02/2019 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Balerina e re nga Kievi i Ukrainës, ka realizuar një vallëzim komik, me ndihmën e një maske të lidhur për trupi.

Në momentin që ukrainasja po qëndronte më kokë poshtë, fustani ia mbuloi kokën, duke shfaqur një fytyrë tjetër të ngjashme me të saj, transmeton Telegrafi.

Aftësitë e mahnitshme në vallëzim, kanë bërë që ajo të duket se është drejtë, megjithëse koka saj ndodhej poshtë.

“Shfaqja më e mirë e baletit, e këndshme dhe moderne” ka thënë shkurt një komentues, për balerinën, që duket se do të ketë një karrierë të suksesshme. /Telegrafi/