Valladolid befason Getafe

E publikuar: 02/01/2021 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Valladolid mposhtën Getafe në ndeshjen e raundit 17 të La Ligës spanjolle me rezultat 1:0 (1:0).

Valladolid ishte në zonën e rënies para kësaj ndeshje, dhe tani ka kaluar Getafe.

Ata aktualisht janë në vendin 14-të, ndërsa Getafe një vend më poshtë në tabelë.

Momenti i vendimit ndodhi në minutën e 37-të, kur Shon Weissman shënoi në situatën ballë për ballë me portierin, Yanez.

Getafe kishte vetëm një mundësi për të barazuar në minutën e 89-të, por portieri vendës Masip nuk lejoi të befasohej.