Vali Corleone i kundërpërgjigjet ISIS’it: Nuk ma trembni as qerpikun tim të zjarrtë

E publikuar: 26/11/2015 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata terroriste ISIS, duket se ka kërcënuar njërin nga personazhet më të përfolur në Kosovë.

Bëhet fjalë për Prince Vali Corleone, i cili pretendon të ketë marrë mesazhe kërcënuese nga ISIS.

E të gjitha këto mesazhe, sipas Valit, erdhën pas publikimit që ai i bëri një dhuratë me shenjën e kryqit.

Për gazetën Express, Princi i Gjilanit, tha se ISIS i kishte dërguar atij fotografi të tmerrshme, por të cilave ai nuk u ka frikën.

“ Me kanë dërguar mesazhe në Facebook, me emra arab, me figura arabe me thika dhe me foto tmerruese. Por kush mendon që ma tremb qerpikun e zjarrtë, gabon. Askujt ne ketë tokë të rrumbullakët nuk i frikohem” tha Vali për Express.

Corleone thotë se rastin nuk e ka lajmëruar në polici, pasi një gjë e tillë është e kotë. “Policia e Kosovës nuk më mbron aspak. Sa për policinë ata më bëjnë zalle” shtoi më tej Vali.

Kjo nuk është hera e parë që Vali ka marrë mesazhe të tilla, nga kjo organizatë .Ai pretendon që është sulmuar nga ISIS edhe para disa muajsh.