Valero: Derbi i vështirë ndaj Milanit, dua të fitojmë dhe të shënoj

E publikuar: 13/10/2017 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Interit, Borja Valero ka thënë se po shijon arritjen e derbit të parë të Madonnina ndaj Milanit, ndërsa shpreson që të shënoj gol në këtë derbi.

Valero do të luajë në San Siro kur Interi pret si vendas Milanin, me një fitore të Nerazzurrëve që do t’i zhvendoste ata 10 pikë larg nga rivalët e tyre.

Spanjolli ka folur rreth derbit, të cilin e cilëson si të vështirë, por pret të shënojnë fitore dhe të jetë ai golashënues.

“Shënova golin e parë të Serie A kundër Milanit dhe do të doja ta bëja këtë edhe nesër”, ka thënë fillimisht Valero për Premium Sport.

Valero po llogaritet si truri i Interit këtë sezon

“Montella? Kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të, kemi qenë së bashku për tre vjet dhe kemi pasur shumë momente të lumtura në fushë”.

“Ai me të vërtetë dëshiron të fitojë, por do të bëjmë çmos për ta mposhtur atë”.

“Spalletti? Është një kënaqësi që të punosh me të. Ai më mori në Inter dhe më besoi që nga fillimi. Dua ta paguaj besimin e tij tek unë duke dhënë gjithçka”.

“Derbi im i parë? Do të jetë i bukur, e shoh atë në këtë mënyrë. Shpresoj se do të jetë e mrekullueshme për tifozët dhe veten tonë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/