Valero: Barcelona do të luajë për fitore ndaj Tottenhamit

E publikuar: 29/11/2018 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Interit, Borja Valero, është i bindur se Barcelona do të synojë fitoren kundër Tottenhamit në ndeshjen finale të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët humbën në Wembley mbrëmë (e mërkurë) me rezultat minimal 1-0.

Kështu, ata duhet të kenë rezultat më të mirë se Spurs në ndeshjen finale për të kaluar tutje në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Luciano Spallettit përballet me PSV-në në Giusseppe Meazza, por nëse Tottenhami fiton në Barça, Interi nuk mund të bëjë asgjë.

Interi dhe Tottenhami synojnë kalimin tutje (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Barcelona është tashmë e kualifikuar, është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Borja për Rai Sport.

“Por unë mendoj se ata janë profesionistë dhe do të synojnë të fitojnë çdo ndeshje. Ne duhet të përqendrohemi në PSV-në, e cila do të jetë një lojë e vështirë”.

“Kur shorti u bë, askush nuk mendonte se mund të luftonim deri në fund, dhe në vend të kësaj, ne jemi ende në garë”.

“Meritat shkojnë edhe për tifozët, të cilët na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/