Valencia shokon Barcelonën për Alcacern

E publikuar: 23/08/2016 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pako Ayestaran, trajneri i Valencias, ka zbuluar se klubi nuk do ta shes sulmuesin, Paco Alcacer
Valencia nuk do ta shes sulmuesin spanjoll Paco Alcacer te Barcelona gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Valencias, Pako Ayestaran

Alcacern është prioriteti i trajnerit të Barcelonës, Luis Enriqeues për ta përforcuar sulmuesin e skuadrës katallane gjatë këtij afati kalimtar.

Por, si duket kampioni i Spanjës duhet të kërkoj alternativa tjera deri në fund të këtij muaji, kur edhe do të mbyllet afati i transferimeve për lojtar, përcjell Express.

“Presidenti i klubit ka thënë publikisht se Alcacer dhe Mustafi nuk janë në shitje dhe unë duhet t’i besoj atij”, ka deklaruar për mediat spanjoll pas humbjes nga Las Palmas me rezultat 4:2. /Express/