Valencia, shkarkohet Neville, emërohet Ayestaran

E publikuar: 30/03/2016 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gary Neville shkarkohet nga stoli i Valencias. Trajneri anglez është larguar nga drejtimi i skuadrës spanjolle 8 javë përpara fundit të sezonit për shkak të rezultateve të dobëta dhe në vendin e tij është emëruar Pako Ayestaran. Presidenti Peter Lim e kishte paralajmëruar largimin e 41-vjeçarit në fund të sezonit, por presioni i madh bëri që numri 1 i klubit të marrë një vendim që shkakton kaos në radhët e skuadrës që ndodhet vetëm 6 pikë larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Me 16 ndeshje në stolin e skuadrës së Valencias, Neville grumbulloi vetëm 14 pikë dhe kontrata e tij skadonte në fund të sezonit pasi ai mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo në datën 29 Nëntor.

53-vjeçari Ayesteran nuk është një emër i panjohur për Valencian pasi gjatë periudhës 2001-2004 ai ka mbajtur detyrën e zv/trajnerit me dy tituj të fituar në Spanjë dhe një Kupë UEFA. Të njëjtën detyrë ai e ka mbajtur edhe në klubin e Liverpoolit ku u shpall kampion Europe. Dy ndalesat e tij të fundit në pozicionin e trajnerit kanë qenë në Izrael me Maccabi Tel Aviv dhe në Meksikë me klubin e Santos Laguna. Ai do të jetë trajneri i 16 në 16 vitet e fundit te Valencia