Valencia e njofton Interin që do ta blejë Kondogbian

E publikuar: 01/05/2018 04:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, shkruajnë se Valencia i ka konfirmuar Interit se do ta blejë mesfushorin Geoffrey Kondogbia.

Los Che e kanë në huazim lojtarin që afati kalimtar veror, ndërsa në anën tjetër ka shkuar Joao Cancelo.

Valencia mund ta blejë Kondogbian deri me 31 maj, ndërsa sipas Cadena Ser klubi spanjoll i ka njoftuar Nerazzurrët që duan ta mbyllin marrëveshjen.

Messi dhe Kondogbia gjatë një aksioni

Marrëveshja do të mbyllet për 25 milionë euro dhe do të paguhet në katër vite.

Sidoqoftë, Inter duhet të heq dorë përkohësisht nga nënshkrimi me Cancelon në muajin maj, shkaku i Fair Play Finaciar.

Sa ishte te Interi

Klauzola e blerjes së tij skadon në të njëjtën ditë me atë të Kondogbias, por Nerazzurët nuk kanë të drejtë të blejnë para 30 qershorit, që kështu marrëveshja për portugezin do të kryhet në korrik.

Mësohet se klauzola e tij është 35 milionë euro, por edhe te mbrojtësi do të këtë zbritje të çmimit, sikurse te Kondogbia.  /Telegrafi/