Valdete Bajrami tregon se kur duhet të rrënohet muri në veri

E publikuar: 19/01/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar se muri i ndërtuar në veri duhet të rrënohet më së largu deri më 1 shkurt.

“Murin që e miratoi ky kuvend duhet të rrënohet deri më 1 shkurt dhe jo siç po flitet më 17 shkurt. Ndaluni se na keni lodh me atë se kush e ndali trenin, pasi ka qenë një obligim kushtetues dhe nuk do të duhej të ishte personale” u shpreh Valdete Bajrami në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka theksuar se muri është vazhdimësi e provokimeve nga Serbia, duke e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën e realizimit të dialogut.