Valdete Bajrami godet Isa Mustafën: Si u bëre me ata që e kapën shtetin?

E publikuar: 27/03/2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ia ka kujtuar Isa Mustafës deklaratat që i kishte dhënë për kapjen e shtetit nga ana e PDK-së. “Ju keni bërë thirrje kryeministër që të ç’kapet shteti, dhe si u bë që u bëtë me ata që e kapën shtetin”, tha ajo.
Sipas Bajramit, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar. Ajo e ka pyetur kryeministrin çfarë drejtësie mund të kemi, kur edhe ministri i juaj i Drejtësisë, ka thënë se nuk do të ketë barazi të palëve.