Vakumi i lidershipit global

22.09.2017 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vakumi i lidershipit global

Gjermania dhe Kina janë ndër vendet kryesore politikat ekonomike të të cilave kanë tërhequr inatin e presidentit Amerikan Donald Trump. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë deficitin më të madh aktual në botë, Gjermania dhe Kina kanë tepricat më të mëdha dhe kjo e acaron Trump dhe këshilltarët e tij pafund.

Këshilltari kryesor i tregtisë për Trump, Peter Navarro, këmbëngul se Kina po ndrysh vlerën e valutës së vet, renminbit. Më befasisht, Navarro e ka akuzuar edhe Gjermaninë, një aleate të Amerikës se ka “shfrytëzuar” SHBA-në dhe partnerët e vet europianë përmes një euro të nënvlerësuar. Shumica e ekonomistëve bien dakord se akuzat e Navarros janë shumë të pabaza. Vetë Trump ka gjarpëruar nëpër këto çështje, me raste edhe duke i dalë kundër Navarros, edhe pse ai mbetet shumë dyshues për politikat e partnerëve tregtarë të SHBA në përgjithësi.

Që kur Trump u zgjodh në detyrë vitin e shkuar, Gjermania dhe Kina kanë qenë më kryesore në vendet ku pritet lidershipi global i SHBA-së. Por Gjermania dhe Kina janë shumë të ndryshme dhe nuk ka konsensus se cili vend mund dhe do të zërë vendin e SHBA-së.

Në një çast të tillë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pranë ngjarjeve të rëndësishme vendase që pritet të çimentojnë pozicionin e lidershipit të tyre në vitet e ardhshme. Në Gjermani, Merkel pritet të fitojë një mandat të katërt si kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale më 24 shtator. Një fitore do ta çonte drejt rrugës së Helmut Kohl i cili kaloi 16 vite në atë pozicion – mandat i tejkaluar vetëm nga Otto von Bismark.

Debatet e sezonit të fushatës në Gjermani kanë qenë në qendër të politikës së Merkel “dyer të hapura” ndaj krizës së refugjatëve në 2015. Mirëpritja e refugjatëve nga ana e Merkel e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve të ashpra – përfshirë nga vetë Trump – dhe i ka dhënë energji të djathtës ekstreme në Gjermani, përmes partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që mund të zgjedhë përfaqësues në Bundestag për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për fatin e mirë të Merkel, mbrojtja e saj e vazhdueshme për vlerat humanitare duket se nuk i ka kushtuar shumë mbështetje mes votuesve të mëparshëm. Ajo dhe partia e saj, Bashkimi Demokristian, përjetuan një goditje në zgjedhjet shtetërore pas verës 2015, por ajo stuhi ka kaluar tashmë. Në fakt, politika e refugjatëve të Merkel në fakt i ka forcuar asaj popullaritetit te votuesit e rinj.

Drejt fundit të shekullit 20, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e përkufizoi SHBA-në si një “shtet të domosdoshëm”. Tashmë, thuajse 20 vjet më pas, revista The Economist e ka përcaktuar Merkelin si “europiane të domosdoshme”. Por siç ka paralajmëruar dhe Merkel vetë, do të ishte “groteske dhe absurde” të pritej që ajo të mbante standardin e internacionalizmit liberal.
Gjermania, për shkak të historisë së saj, është hezituese të marrë një rol botëror në rendin global. Por në nivel europian, Merkel mundet dhe duhet ta përdorë një mandat të katërt për të krijuar një trashëgimi ndërkombëtare që i shkon për shtat vlerave të saj politike. Me zgjedhjen  në dorë dhe një partner potencial si presidenti francez Emmanuel Macron, ajo do të ketë një mundësi kryesore të ndjekë masa që do të ribalancojnë dhe forcojnë Bashkimin Europian.
Ndërkohë, edhe vetë trashëgimia e Xi është në lojë. Në mes të tetorit, elita politike në Kinë do të mblidhet për Kongresin e 19 Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, një event që do të ketë pashmangshmërisht në qendër Xi. Sa për vitin e shkuar, Xi është shpallur zyrtarisht “lideri kryesor” i PKK, një nder që paraardhësi i tij Hu Jintao nuk e mori kurrë.

Në kongres, delegatë të Partisë Komuniste Kineze do të zgjedhin një Komitet të ri Qendror, që më pas do të zërë pozicionet më të larta në Parti. Rizgjedhja e Xi si Sekretar i Përgjithshëm shihet si një fakt i kryer dhe shumica e analistëve presin që ai të vazhdojë ta rrethojë veten me aleatë të besueshëm dhe të largojë çdo rival të mundshëm, siç ka bërë tashmë përmes një fushate shumë të publicizuar antikorrupsion.

Në vitin 2015, Uang Qishan, krahu i djathtë i Xi i cili drejtonte fushatën antikorrupsion, ngriti pyetje ndaj “legjitimitetit” të PKK në një deklaratë që më parë kishte qenë tabu. Me ekonominë kineze në ngadalësim në vitet e fundit, PKK e di që nuk mund të mbështetet vetëm te zhvillimi si garanci e qëndrimit të vet politik në sytë e një kinezi të zakonshëm.
Fushata antikorrupsion e Xi është një përbërës qendror i narrativës së re tashmë legjitimuese të KKP. Po kështu edhe nacionalizmi, që PKK e ka nxitur përmes një politike të jashtme më të dukshme dhe më kategorike. Sipas traditës së PKK, mandati i dytë pesë-vjeçar i Xi duhej të ishte gjithashtu i fundit për të. Por nëse ai do të arrijë të përdorë pozicionet e tij të siguruara së fundmi për të çuar përpara reformat e veta ambicioze kjo mbetet për t’u parë. Roli i tij në Kinë pas vitit 2022 nuk dihet ende.
Në frontin e politikës së jashtme, Xi ka sinjalizuar se mund të jetë gati për të përmbushur vakumin e lidershipit të krijuar nga qasja “Amerika e Para” e Trump. Por Kina nuk mund të shpresojë të zëvendësojë SHBA-në nëse nuk rrit fuqishëm “fuqinë e vet të butë” dhe nuk kultivon aleatë dhe partnerë që aktualisht nuk i ka. Qasja nacionaliste kineze e PKK nuk ndihmon asnjë nga këto gjëra.

Kriza e vazhdueshme e Koresë së Veriut nënkupton se marrëdhënia SHBA-Kinë gjatë periudhës Trump-Xi do të jetë një konkurrim i fort strategjik. A do të ndërhyjnë aktorë të tjerë, si Gjermania e Merkel apo BE-ja si një e tërë që bashkëpunimi i fuqive të mëdha të mos përkeqësohet në një pikë pa kthim? Përgjigjja e kësaj pyetjeje me gjasa do të përcaktojë nëse rendi botëror do të vazhdojë përgjatë viteve të ardhshme apo jo.
 
/ Project Syndicate

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hienat në çndukje të sigurimeve shëndetësore

Hienat në çndukje të sigurimeve shëndetësore

Shkruan Berat Buzhala: Kryeministri i kazanit

Shkruan Berat Buzhala: Kryeministri i kazanit

Ana e errët e karizmës së udhëheqësve dhe ç’mund të bëjmë ne, “vdekatarët e zakonshëm”

Ana e errët e karizmës së udhëheqësve dhe ç’mund të bëjmë ne, “vdekatarët e zakonshëm”

Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Prishtina dhe zgjedhjet lokale 2017

Prishtina dhe zgjedhjet lokale 2017

Ballkani nuk u bë dot Zvicër

Ballkani nuk u bë dot Zvicër

Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën

Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën

Fajtorë për dhunën ndaj gazetarëve nuk janë kriminelët, por janë pushteti dhe qytetarët e heshtur

Fajtorë për dhunën ndaj gazetarëve nuk janë kriminelët, por janë pushteti dhe qytetarët e heshtur

Votë gruaje

Votë gruaje

Kriza e Koresë së Veriut, kërcënimi ndaj rendit dhe sigurisë globale

Kriza e Koresë së Veriut, kërcënimi ndaj rendit dhe sigurisë globale

Po fillon golemizimi i Jugut

Po fillon golemizimi i Jugut

E panjohura e errët e zgjedhjeve gjermane

E panjohura e errët e zgjedhjeve gjermane

Pse Kosova nuk aplikoi në UNESCO?

Pse Kosova nuk aplikoi në UNESCO?

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Vota për LDK-në, votë për Gjilanin kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik

Vota për LDK-në, votë për Gjilanin kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik

Mos e mbillni Shqipërinë  me minoritete!

Mos e mbillni Shqipërinë me minoritete!