Vaksina kundër HIV-it pritet të jetë në dispozicion në vitin 2021

E publikuar: 03/12/2019 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në dispozicion në vitin 2021.

Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen.

Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm.

Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit, transmeton telegrafi.

Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë e cila i mbron për të mos e fituar virusin, të cilin e bartin 37 milionë njerëz në botë.