Vajza shtyp aksidentalisht frenin e dorës, vetura lëviz prapa dhe për pak sa nuk shtypet për vdekje babai i saj (Video)

E publikuar: 27/04/2018 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë për pak sa nuk u shtyp për vdekje nga një furgon, kur bija e tij që ishte brenda veturës aksidentalisht preku frenin e dorës dhe vetura filloi të lëviz prapa.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur vetura e tipit Fiat 500 fillon të lëviz prapa në Bury të Mançesterit, duke e detyruar të zotin e shtëpisë të ikë nga shtypja, dhe për pak sa nuk e pësoi më keq nga furgoni që në ato momente lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë Adam Murray dhe partnerja e tij Lauren, arritën ta ndalin veturën para se të përplasej në një veturë të parkuar në fund të rrugës.

“Jemi me fat që kemi shpëtuar të gjithë, dhe partnerja ime arriti ta ndalë veturën para se të përplasej me një tjetër që ishte parkuar në rrugë”, ka deklaruar Murray, i cili për pak sa nuk u shtyp për vdekje nga një furgon që kalonte me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/