Vajza nga Kaçaniku shantazhohet përmes Facebook-ut

E publikuar: 05/04/2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një femër ka raportuar në polici se dy persona të dyshuar, e kanë ngacmuar atë përmes rrjetit social (Facebook) duke kërkuar nga ajo që të dilte në takim me dy të dyshuarit.

“ Mistikët” i kishin thënë vajzës, përmes postës elektronike, se në qoftë se ajo nuk do të dilte me ta në takim, atëherë ata në shenjë revanshi, do t’ia publikonin asaj disa foto të modifikuara provokative në profilin e saj të Facebook-it.
Pas kësaj informatë policia ka arritur që t’i arrestojë dy të dyshuarit, me ç ‘rast pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen për në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik, në orët e mbrëmjes të së dielës.